AKTUALE

Arta Bilall Zendeli: Zëri i studentëve kërkon drejtësi – provimi në shqip është e drejtë, jo privilegj

Zëdhënësja dhe nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke theksuar se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të bazuara në të drejta elementare.

Ajo deklaron se zëri i studentëve përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa kërkesa për t’iu nënshtruar provimeve në gjuhën shqipe, pasi studimet i kanë ndjekur në shqip, është një e drejtë themelore.

Sipas saj, detyrimi për të dhënë provime në gjuhën maqedonase përbën diskriminim të maskuar si procedurë administrative. Ajo shton se kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, konkretisht nenin 23, si dhe me Amandamentin V të Kushtetutës, të cilat garantojnë përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

“Garancitë për të drejtat vlejnë vetëm në fushatë, ndërsa pas saj zëri i qytetarëve nuk dëgjohet. Megjithatë, zëri i studentëve nuk ndalet përballë diskriminimit, arrogancës dhe majorizimit”, thekson Zendeli.

Ajo përfundon se studentët sot janë në rrugë për dinjitet, ndërsa institucionet mbeten të paqarta dhe pa përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

#MeStudentët

Banner

Related posts

Dauti: Do të vazhdoj të luftoj për barazi dhe kurrë nuk do të pranoj ligje diskriminuese

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Fronti proeuropian një rast historik për gjeneratat e reja, mos të lëshojmë momentin

admin

Mexhiti paralajmëron: Së shpejti takim i përbashkët me qeverinë e Shqipërisë

Gjyla Halili