AKTUALE

Marin Mema: Studentët shqiptarë duhet të japin provimet në shqip 🇦🇱

Banner

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka reaguar lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në universitetet e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar të drejta të plota për studentët shqiptarë.

Në reagimin e tij, Mema thekson se studentët shqiptarë duhet të kenë të drejtën që të japin provimet në gjuhën shqipe, jo vetëm në fusha të caktuara si jurisprudenca, por në çdo drejtim dhe në çdo institucion arsimor.

Ai e cilëson këtë si një të drejtë themelore, duke shtuar se çdo pengesë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe përbën shkelje të të drejtave natyrore të shqiptarëve në vendin e tyre.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë të japin provimet në gjuhën shqipe. Kush e pengon këtë, po pengon të drejtat e një populli në tokën e tij”, thekson ai.
Njëkohësisht, Mema i bën thirrje edhe shtetit shqiptar që të reagojë dhe të mbajë një qëndrim të qartë në mbështetje të kësaj çështjeje.

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim pritet të vazhdojë, ndërsa kërkesat për barazi dhe zbatim të plotë të të drejtave gjuhësore mbeten në qendër të vëmendjes publike.

Ja postimi plotë:

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë t‘a japin provimet në gjuhën shqipe! Jo vetëm provimet në jurisprudencë (debati aktual), por çdo provim duhet të jetë në shqip! Kush e pengon diçka të tillë, po pengon të drejtat e natyrshme të një populli në tokën e tij! Shteti shqiptar të reagojë e mbajë qëndrim!

Related posts

Tortë turke e lagur

admin

BDI: Reagim ndaj deklaratës së kryeminitrit Mickovski

Gjyla Halili

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili