AKTUALE

Profesori Rilind Ademi mbështet studentët për Gjuhën Shqipe: Askush nuk duhet të qëndroj anash

Profesori në Fakultetin Ekonomik të Universiteti Nënë Tereza (UNT), Rilind Ademi, ka shprehur mbështetje për studentët lidhur me kërkesat e tyre për Gjuhën Shqipe. Ai thekson rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.

Në reagimin e tij, Ademi i referohet konceptit të njohur në teorinë e financës publike, “free rider”, që nënkupton përfitimin nga një e mirë publike pa kontribuar në krijimin e saj. Ai thekson se ky fenomen është i rrezikshëm edhe në kontekst shoqëror, sepse të drejtat nuk fitohen nga një pakicë aktive për një shumicë pasive, por vetëm kur shumica bëhet një zë i përbashkët.

“Përpjekja e studentëve për Gjuhën Shqipe nuk duhet parë si një kauzë e tyre e veçuar, por si përgjegjësi e përbashkët. Askush nuk duhet të qëndrojë anash duke shpresuar të përfitojë nga angazhimi i të tjerëve,” thekson Ademi.

Profesori bën thirrje për pjesëmarrje aktive dhe solidaritet me studentët, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihen rezultatet e dëshiruara.

Ja postimi i plotë:

Me studentët për “Gjuhën Shqipe”

Në teorinë e financës publike njihet koncepti i “free rider”, i cili nënkupton përfitimin nga një e mirë publike pa kontribuar në krijimin e saj.

Ky fenomen është i rrezikshëm edhe në kontekste shoqërore si ky i yni, sepse të drejtat nuk fitohen nga një pakicë aktive për një shumicë pasive, ato arrihen vetëm kur shumica bëhet një zë i përbashkët. Prandaj, në këtë përpjekje të studentëve, askush nuk duhet të qëndrojë anash duke shpresuar të përfitojë nga angazhimi i të tjerëve.

Vetëm përmes pjesëmarrjes së përbashkët dhe solidaritetit me studentët të sigurojmë që kërkesat e tyre të realizohen.

Banner

Related posts

VLEN: Kalojmë në vepra – 100 milionë euro për zhvillim të komunave

Gjyla Halili

Mickoski dhe Mexhiti javën e ardhshme në Turqi në drekë private me presidentin Erdogan!

Gjyla Halili

Forumi i gruas dhe ai rinorë nga Fronti Europian me aktivitet të përbashkët tek tregu i grave në Tetovë

Gjyla Halili