AKTUALE

THEMELOHET  NËNDEGA MË E MADHE NË KOMUNËN SARAJ

Sot në Saraj u shënua një nga momentet më të rëndësishme organizative me themelimin zyrtar të nëndegës më të madhe në Komunën e Sarajit, duke kulmuar me mbajtjen dinjitoze dhe plotësisht legjitime të Kuvendit Zgjedhor, në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren e BDI-së.

Në një atmosferë uniteti të pathyeshëm, përkushtimi dhe vizioni të qartë politik, me votë unanime u zgjodh udhëheqësia e re:
• Kryetar: Ismail Asani
• Nënkryetar: Resul Saliu
• Sekretar: Fisnik Ademi

Kjo nëndegë, që mban me krenari emrin e këshilltarit komunal të Komunës së Sarajit nga radhët e BDI-së, Ismail Asani, përfaqëson një simbol të përgjegjësisë, besimit dhe vazhdimësisë së angazhimit për çështjen kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Themelimi i saj përbën një dëshmi të qartë të fuqizimit të strukturave tona dhe të vendosmërisë për të avancuar më tej organizimin politik, ku uniteti, struktura dhe legjitimiteti mbeten shtyllat e palëkundura të forcës sonë.

I urojmë udhëheqësisë së re suksese të mëdha, angazhim të pandalshëm dhe arritje konkrete në funksion të interesit qytetar dhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj:”5 marsin ta kuptoni si këmbanë kushtrimi, sepse fati i ardhmërisë sonë është në duart tona.Votoni ”Forumit shqiptar”

admin

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj: Ali Ahmeti është në krye të sfidave kombëtare!

Gjyla Halili

Osmani takoi kryesuesin e OSBE-së: Kosova e përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit

Gjyla Halili