
Me pikëllim të thellë, Mark Gjonaj ka njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të kushëririt të tij, Louis Popovic, anëtar i Community Board 10 dhe një figurë e respektuar në komunitet.
Në mesazhin e tij, Gjonaj e përshkroi Louis Popovic si një baba, gjysh, vëlla, kushëri dhe mik të përkushtuar, i cili la pas një trashëgimi të pasur me vepra të mira, dashuri dhe kujtime të çmuara për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin.
“Me zemra të thyera dhe pikëllim të thellë ndajmë këtë humbje të madhe. Louis ishte një udhëheqës i përkushtuar i komunitetit dhe një njeri që preku jetët e shumë njerëzve,” thuhet në reagimin e tij.
Ceremonitë mortore do të zhvillohen në New York, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Homazhet do të mbahen të hënën, më 6 prill 2026, nga ora 14:00 deri në 21:00 në Farenga Brothers Funeral Home në Bronx. Mesha mortore do të zhvillohet të martën, më 7 prill, nga ora 11:00 në Our Lady of Shkodra Church në Hartsdale, ndërsa varrimi do të bëhet më pas në Gate of Heaven Cemetery në Hawthorne.
Familja dhe të afërmit luten që kujtimi i tij të mbetet i përjetshëm.
U prehtë në paqe.
Ja postimi plotë:
Në kujtim të të dashurit Louis Popovic
Me zemra të thyera dhe pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kushëririt tonë, Louis Popovic — baba, gjysh, vëlla, kushëri, mik dhe anëtar i Community Board 10.
Louis ishte një udhëheqës i përkushtuar i komunitetit, i cili lë pas një trashëgimi veprash të mira, dashurie dhe kujtimesh të çmuara për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
U prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Vizitat (Homazhe)
E hënë, 6 prill 2026
Ora 14:00 – 21:00
Farenga Brothers Funeral Home
920 Allerton Ave.
Bronx, NY 10469
Mesha mortore
E martë, 7 prill 2026
Ora 11:00 – 12:00
Our Lady of Shkodra Church
361 W Hartsdale Avenue
Hartsdale, NY 10530
Varrimi (Intermenti)
E martë, 7 prill 2026
Ora 12:30 – 13:30
Gate of Heaven Cemetery
10 W. Stevens Ave
Hawthorne, NY 10532
