AKTUALE

Luan Veliu: Nasfide Xhelili dhe Xharie Zendeli, sakrifikuan vetën, për të hapur rrugën e shkollimit, vajzës shqipëtare në Malësi!

Banner

Ti urojmë, faleminderojmë, dy vajzat sot dy gjyshe, me vlera të larta Patriotike-Kombëtare.

Migjeni:”Afërdita përsëri në fshat”

Nasfide Xhelili dhe Xharie Zendeli, sakrifikuan vetën, për të hapur rrugën e shkollimit, vajzës shqipëtare në Malësi!

Kush e “theu” barrikadën e shkollimit të vajzës shqiptare të Sërmnovës dhe të gjithë malësisë përreth?

Nasfide Sefulla Xhelili dhe Xharie Sali Zendeli meritojnë të shpallen qytetare nderi të Gostivarit dhe të gjithë malësisë në tërësi.
Foto – Portretet e tyre me vendim të inspektoratit të arsimit në Komunën e Gostivarit duhet të jenë në muret e zyrave dhe klasave në shkollat e Malësisë së Sërmnoves.
Ato ishin dy vajzat e para që thyen akullin dhe hapën rrugën e shkollimit për femrën shqiptare të kësaj treve, prandaj gjeneratat, nxënësit që ulen në bankat e shkollës, duhet të din për ta.
Në një kohë kur shkollimi i vajzës shihej si diçka e papranueshme dhe e “pahijshme”, ato u përballën me fyerje, paragjykime dhe presion jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj familjeve të tyre. Megjithatë, të vendosura dhe me guxim të rrallë për kohën, ato nuk u ndalën. Bashkë me shokët e klasës së VIII të gjeneratës 1971/72, me Naserin dhe të tjerë, vazhduan rrugën drejt dijes dhe arsimit, duke dëshmuar se vullneti është më i fortë se çdo pengesë.

Rrugëtimi i tyre nuk ishte vetëm personal. Ai u kthye në një shembull dhe frymëzim për të gjitha vajzat e malësisë. Falë guximit të tyre, shumë vajza të tjera morën rrugën e shkollimit dhe sot shërbejnë me nder si mjeke, juriste, ekonomiste, pedagoge dhe profesioniste në shumë fusha të jetës shoqërore.
Nasfidja dhe Xharia jo vetëm që e thyen barrikadën e paragjykimeve, por u bënë edhe vetë dy motra medicinale që i shërbyen me përkushtim njerëzve deri në pensionim.
Sot ato janë gjyshe të lumtura me nipër e mbesa dhe gëzojnë shëndet të mirë, ndërsa malësia i kujton me respekt dhe mirënjohje. Ndërsa gjeneratat e reja duhet ti njohin!
Ato ishin dhe mbeten ikonat e para të shkollimit të vajzës shqiptare nga malësia. Emrat e tyre janë pjesë e historisë së arsimit dhe të emancipimit shoqëror në këtë trevë.

Shëndet dhe jetë të gjatë për to! 🙏
Me respekt dhe mirënjohje për shembullin e tyre të pavdekshëm 🇦🇱
Luan Veliu

Sërmnovë – Gostivar
01.04.2026

Banner

Related posts

Ageler për deklaratën e Mickoskit se ambasadorët ndërhyjnë në punët e brendshme: Nuk kemi për qëllim të përzihemi, por t’ju mbështesim

Gjyla Halili

Afrim Gashi : Nuk ka arsye të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Pyetje deputetësh në Kuvend, përplasje për Ligjin e Gjuhëve

Gjyla Halili