AKTUALE

Ndeshja Kosovë-Turqi, Hamza: Zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para ndeshjes së sontme Kosovë-Turqi është shprehur se zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ka thënë, djemtë tanë luajnë për historinë.

Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira”, ka shkruar Hamza.

Banner

Related posts

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos!

Gjyla Halili

Nesër përfundon muaji i Ramazanit – namazi i Fitër Bajramit falet të mërkurën në orën 06:45

Gjyla Halili

Moti sot në RMV | Bild.mk

admin