AKTUALE

“Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror”, premtimi nga kreu i federates turke

Banner

Atmosferë e ndezur në kampin e Turqisë në prag të finales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Kosovës, që do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjatë stërvitjes së fundit të përfaqësueses turke, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit, İbrahim Hacıosmanoğlu, i cili ka motivuar skuadrën me një premtim të pazakontë.

Sipas raportimeve të mediave turke, kreu i federatës u ka garantuar futbollistëve shpërblime luksoze në rast kualifikimi, duke premtuar se do t’u dhurojë nga një vilë në Bodrum, në zonën më turistike të Turqisë.

“Kemi 22 vite që nuk arrijmë të kualifikohemi në Botëror. Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të paguaj personalisht për vilat e lojtarëve,” mësohet të ketë deklaruar ai.

Ky premtim vjen si një shtysë shtesë për skuadrën turke, që synon të rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror pas më shumë se dy dekadash mungesë.

Banner

Related posts

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Komuna e Drenasit dhe Kosova ka më shumë vlerë me Juve

Gjyla Halili

Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me kompaninë MG Precast

Gjyla Halili

Aggeler: Korridori 8, një projekt i madh jo vetëm për Maqedoninë por edhe për SHBA-të

admin