
Në ditëlindjen e 101-të të Heroit të Kombit Bajram Curri, ju sjell këtë shkrim!
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me Kryeministër Ismail Qemalin e Zv. Kryeministër Dom Nikollë Kaçorrin!
Qeveria e Pavarësisë dhe e Flamurit filloi ngritjen e institucioneve të para të Shtetit Shqiptar!
Më 17 Dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar, ku thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”!
Për organizimin e tij u ngarkua Bajram Curri!
Në hije të historisë kombëtare, kur Shqipëria Nënë sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 Nëntor 1912 dhe rrugët e lirisë ishin të mbushura me sfida dhe rreziqe të mëdha, u ngrit Atdhetari e Patrioti i madh Bajram Curri, një burrë që do të bëhej krah i fortë i shtetit të ri shqiptar!
Bajram Curri ishte Shefi i Parë i Sigurimit të Msheft të Shqipërisë!
Biri i madh e besnik i idealve kombëtare Bajram Curri, ishte një udhëheqës i zgjuar, trim dhe i palëkundur, i ngarkuar me misionin më të vështirë!
Misionin që ia ngarkoi Kryeministri Ismail Qemali e Zv. Kryeministri Dom Nikollë Kaçorri ishte, të mbronte kombin dhe trojet e shkelura të Shqipërisë nga armiku, duke vepruar në hije, larg syve të të gjithëve!
Bajram Curri nuk ishte një luftëtar i rëndomtë në male dhe qytete, por ishte i ngarkuar me misionin e madh të organizimit të inteligjencës patriotike brenda e jashtë Shqipërisë!
Një detyrë e veçantë e Tij ishte mbledhja e informacioneve mbi territoret shqiptare që kishin mbetur jashtë kontrollit të shtetit të ri shqiptar!
Kosova dhe viset tjera ku nuk ishte ngritur Flamuri i Pavarsisë së Shqipërisë, ishte brenga e Tij e madhe!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Mars 2026!
