AKTUALE

Takim i BDI-së në Saraj: Fokus në organizimin e brendshëm dhe zhvillimet politike

Banner

Sonte në Saraj, kryetari i degës së BDI-së, Ilaz Veseli, zhvilloi një takim me strukturat dhe aktivin e partisë në këtë degë. Në këtë takim morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, nënkryetari i partisë, Faton Ahmeti, si dhe deputeti i zonës, Blerim Bexheti.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për forcimin e organizimit të brendshëm në të gjitha nivelet, si në degën e Sarajit ashtu edhe në degët e tjera të partisë.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të BDI-së për konsolidim dhe strukturim, duke synuar rritjen e efikasitetit dhe përfaqësimit politik.

Nga BDI theksuan se mbështetja e qytetarëve për partinë është në rritje, duke shtuar se janë të përkushtuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një përfaqësim dinjitoz.

Ja postimi plotë:

Sonte në Saraj, kryetari i degës së BDI-së, z. Ilaz Veseli, organizoi takim me strukturat dhe aktivin e BDI-së në këtë degë, ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, z. Arbër Ademi, nënkryetari i partisë, z. Faton Ahmeti, si dhe deputeti i zonës, z. Blerim Bexheti. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për organizimin e brendshëm në të gjitha nivelet në degën e Sarajit, por edhe në degët e tjera.

Ky takim është një nga takimet në vazhdën e konsolidimit dhe strukturimit të vazhdueshëm të BDI-së si partia më serioze në vend.

Mbështetja e qytetarëve për BDI-në është më e madhe se kurrë. Ne jemi të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për ta rikthyer përfaqësimin dinjitoz që qytetarët e meritojnë.

Banner

Related posts

Lloga: Regjistri Qendror simbol i diskriminimit institucional prej më shumë se 35 vitesh

Gjyla Halili

Opozita: Kësaj legjislature do t’i japim fund, vendin do ta dërgojmë në zgjedhje

admin

Derivatet e naftës me çmime të reja në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili