AKTUALE

Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive!

Ramiz Lladrovci ka përshtypjet më të mira nga Sllovakia, gjatë qëndrimit në Bratislavë, për lojën kualifikuese të Kosovës me Sllovakinë në futboll, të vlefshme për Kampionatin botëror.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive!

Gjatë qëndrimit dyditor për të përcjellë ndeshjen, Sllovaki-Kosovë, në Bratislavë, kam qenë shumë i befasuar për të mirë.

Kultura e manifestuar e qytetarëve sllovakë, në rrugë, në mjetet e qarkullimit publik, objektet hoteliere, e veçanërisht gjatë intonimit të himnit të Kosovës, është për tu lavdëruar.

Shpreh mirënjohje të thellë e të sinqertë, për institucionet shtetërore e sportive, për qytetarët dhe publikun në stadium, për këtë mikpritje shembullore.

Kam shkuar në çdo ndeshje të kombëtares së Kosovës, për këto dhjetë vjet, por, nuk e kam hasur, mikpritje sikur në Sllovaki. Mikpritja, ashtu sikur fitorja jonë, do të mbahen mend gjatë.

Faleminderit futbollistë, trajner, staf i Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozë e qytetarë që jetuat dhe përjetuat me emocione këtë ngjarje të paharrueshme sportive. Faleminderit!

https://www.facebook.com/share/1DDAjb547Q/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Ali Ahmeti lobon për Kosovën në Ohër, takoi Lajçakun

admin

Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës

Gjyla Halili

Nuk shuhet historia e Ali Ahmetit!

admin