AKTUALE

Takim në Bashkimi Demokratik për Integrim: Ali Ahmeti kërkon konsolidim më të fortë organizativ

Sot, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për konsolidimin dhe strukturimin edhe më të fuqishëm të degëve të partisë në të gjitha nivelet e organizimit.

BDI është parti politike serioze, e cila gjithmonë ka treguar përgjegjshmëri të lartë në organizim dhe strukturim, si dhe në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave të qytetarëve.

BDI mbetet përfaqësuese e vërtetë e qytetarëve, e ndërtuar mbi besimin e tyre ndër vite. Ky besim është përgjegjësi dhe obligim për ne që të vazhdojmë me përkushtim, seriozitet dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

Banner

Related posts

Kreu i ASH-së Arben Taravari uron kryeministrin e parë shqiptar

Gjyla Halili

Lajmërohet Arben Taravari, ja çka thotë

Gjyla Halili

Specializantët privat në protestë për paga më të larta dhe rregullim të statusit të punës

Gjyla Halili