AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan organizon promovimin e romanit “Kthimi” të autorit Fran Camaj

Banner

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan ka njoftuar organizimin e promovimit të romanit “Kthimi” të autorit, Profesor Fran Camaj.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet të dielën, më 29 mars, në orën 14:00, në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, duke mbledhur anëtarë të komunitetit shqiptar në Detroit dhe më gjerë.

Promovimi organizohet nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, ndërsa moderimin e aktivitetit do ta bëjë Brikena Hoxhalli. Në emër të shoqatës, të pranishmit do t’i përshëndesë kryetari Toni Gojçaj.

Gjatë promovimit pritet të flasin disa personalitete të komunitetit, mes tyre Diana Gellçi, Lulash Palushaj, Zef Përgega, Rush Dragu dhe Anton Lajçaj, të cilët do të ndajnë vlerësimet e tyre për veprën dhe autorin.

Në përfundim të aktivitetit, Shoqata “Malësia e Madhe” do të organizojë një koktej për të gjithë të pranishmit.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.

Ja postimi i plotë:

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, lajmron komunitetin e Detroitit, dhe më gjëre, se organizon promovimin e romanit “Kthimi”, të autorit Profesor Fran Camaj.

Promovimi i romanit, do bëhet të Dielën, me datën 29 Mars në ora 2:00 pm,
në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills.

Organizator i këtij promovimi është vetë Shoqata Atëdhetare
“Malësia e Madhe”.

Moderimin e këtij promovimi do ta bëj Brikena Hoxhalli.

Në emër të Shoqatës
“Malësia e Madhe”
të pranishmit do i përshëndes kryetari i Shoqatës
Toni Gojçaj.

Për romanin, dhe vetë autorin do flasin:

-Znj.Diana Gellçi
-Z.Lulash Palushaj
-Z. Zef Përgega
-Z. Rush Dragu
-Z. Anton Lajçaj.

Pbas promovimit, nën kujdesjen e Shoqatës “Malësia e Madhe”,për
të gjith të pranishmit do shtrojm një
Cocktail.

Mirë se vini.

Banner

Related posts

Rina Ajdari falenderon kryetarin Ahmeti dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë

Gjyla Halili

Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të manifestimeve të Buzmit

Gjyla Halili

SPB Tetovë me kontrolle të shtuara në trafik: Gjoba për nëntë shoferë të dehur

Gjyla Halili