AKTUALE

Azgan Haklaj me ‘Manifesti i Kombit Shqiptar’ për lexuesit / Një libër-thirrje urgjente për ndërgjegjësim

MANIFESTI I KOMBIT SHQIPTAR 🇦🇱

Pas një pune të gjatë dhe kërkimore, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se vëllimi im i ri, “Manifesti i Kombit Shqiptar”, do të jetë gati në duart tuaja brenda muajit Prill.
Ky libër nuk është thjesht një arkivë dëshmish, por një thirrje urgjente për ndërgjegjësim. Ai analizon se si “trungu” ynë organik është gjendur nën presionin e vazhdueshëm të projekteve asimiluese nga “Megali Idea” në Jug e deri te “Naçertania” në Veri.
Në këto faqe, ne dokumentojmë “vrasjen juridike” përmes ligjeve të luftës, tjetërsimin e toponimeve dhe rrethimin e periferive tona, nga Lugina e Preshevës dhe Malësia, e deri në Çamëri. Çdo goditje në periferi është një goditje direkt në zemrën e Prishtinës dhe Vlorës.
“Manifesti i Kombit Shqiptar” ofron një platformë të re strategjike për të ardhmen tonë, përmes Platformës së Bashkimit Funksional.

🗓️ Në shtyp: Prill 2026 🖋️ Autor: Azgan Haklaj

#ManifestiIKombit #AzganHaklaj #MegaliIdea #Nacertania #BashkimiKombetar #GjeopolitikaShqiptar✍️🙏

Banner

Related posts

Këtë javë priten reshje të rrëmbyeshme

Gjyla Halili

Bexheti: Nëse cënohet Ligji i gjuhëve do të ketë krizë politike

Gjyla Halili

Ahmeti: Hyjmë në vitin 2025, më të fortë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Gjyla Halili