
* R- 29
Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”
(Junus -58)
Prandaj, predikimi është udhëzimi i duhur për të arritur paqen e
brendshme për njeriun së pari, pastaj për të qenë në paqe me të tjerët dhe më pas për t’u siguruar nga ndëshkimi dhe poshtërimi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Gëzimi në Kuran është ndonjëherë i lavdërueshëm dhe ndonjëherë i qortueshëm.
Është i lavdërueshëm kur një person gëzohet me atë që Zoti i ka dhënë me begati.
Dhe gëzimi shoqërohet me përkujtimin e Zotit -të Plotëfuqishmit.
Pra kushdo që gëzohet për diçka pa falenderuar Zotin, përjashtohet nga dashuria e Tij .
Sepse kemi para nesh Ajetin e Sures Kasas nr. 76 ku populli i Muasait i thotë
“Mos u ngazëllo me pasurinë që ke, spse Allahu nuk i do ata që ngazëllohen”.
Karuni ka qenë anëtar i fisit të Musait a.s. (ashtu si ai, ishte prej fisit të Levit).
Ishte një burrë i pashëm dhe forcë të madhe.
Teuratin e njihte thellësisht dhe ishte shumë i pasur.
Të gjitha këto cilësi e kishin bërë mendjemadh.
Për ta ndëshkuar për mendjemadhësinë e tij, Allahu i Madhëruar e bëri që ta gllabëronte toka.
Në të njëjtën kohë, Zoti bën thirrje për gëzim.
Dhe gëzimi këtu është një akt adhurimi sespe është një përgjigje ndaj urdhërit të Zotit.
-Pra ti gëzohesh sepse je Mysliman;
-Gëzohesh sepse je besimtarë;
-Gëzogesh sepse je i devoshëm ( ndërsa devotshmëria është kryefjala e të gjitha çështjeve të mira) ;
-Ti gëzohesh sepse Zoti e zbriti Kuranin për njerzimin;
– Ti gëzohesh sepse ate që urdhëron Zoti në kuran ti e zbaton me dashuri;
– Ti gëzohesh sepse e mban Musahafin në dorë;
-Ti gëzohesh spsepe e di se gëzimi në vepra të mira është ibadet nga ibadete e shtuara;
-Ti gëzohesh në dunja sepse vetëm në këtë dunja ke lejen që me vullnetin dhe dashurinë tënde të zbatosh farzet e Allahut xh.sh.;
-Ti je i gëzuar sepse e di se me rahmetin -mëshirën e Zotit xh.sh. shpëton nga dënimi i xhehenemit dhe fiton mirsitë e xhenetit;
– Ti je i gëzuar sepse je aftësuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të bëjsh teube istigfar pra
të pendohesh dhe të kërkosh falje Krijuesit të Gjithësisë.
O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
(Suret Junus: 57).
“Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
(Ali Imran :170)
“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
(Isra : 82)
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë”.
(Al Nehl : 125)
Ndoshta pyetsi haron gjëra , ose nuk i di ato derisa ta pyesë Zotin.
Njeriu nuk e di se ku qëndron e mira e tij , por këtu Zoti -i Plotëfuqishëm e di se çfarë është e mire për njeriun.
Arritëm të përfundojmë muajin e shenjtë të Ramazanit me shumë profileracione organozative dhe mësime orgjinale të karakterit hortativ.
Zoti të pranojë agjërimin e vitit 2026.
( xhxhxh!)
