AKTUALE

El Hilali shtroi iftar për kategori të ndryshme synuese

Banner

Iftarin e fundit në kuadër të Sofrave te Ramazanit, El Hilali e shtroi në Shkup, ku i mblodhi kategoritë e ndryshme synuese me të cilat po bashkëpunon ose ofron resurset e veta humanitare. Dhjetëra gazetarë, po aq arsimtarë si dhe donatorët e aksioneve, përfaqësues të OJQ-ve, nëpunës fetarë, anëtarët e familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës bashkë me aktivistët vullnetarë të El Hilalit dhe rreth pesëdhjetë jetimë dhe familjarë të tyre ishin prezent në iftarin e përbashkët të organizuar në restorantin e Hotelit “Old Stone” në çarshinë e Shkupit.
Ky iftar i përbashkët krijoi një imazh se si mund të bëhen bashkë në një tryezë të Ramazanit përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë duke u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta dhe duke e përjetuar bukurinë shpirtërore, solidaritetin dhe barazinë ndërmjet njerëzve në një atmosferë që mund të japë vetëm ky muaj i bekuar.
Në këtë frymë ishte edhe fjalimi përshëndetës i kryetarit të El Hilalit, Behixhudin Shehapi. Mysafirët i përshëndeti edhe Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit të organizatës ndërkaq duanë e iftarit të përbashkët e bëri hoxhë Sulejman Baki, kryetar i Shoqatës simotër “Ensar”. Donator i këtij iftari ishte një kompani nga Turqia, e cila vepron edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Mexhiti priti ambasadoren amerikane: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Gjyla Halili

Fatos Nano i pari uron Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, me rastin e Festës së Bajramit, gëzon fëmijët në vendlindje me 300 dhurata

admin