AKTUALE

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Banner

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim @TimcoMucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.

Në përvjetorin e tragjedisë në #Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.

Ramë dakord se #integrimi evropian i dy vendeve tona – dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor – është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit.

Së fundmi, ramë dakord për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për zbatimin e #KorridoritVIII, një projekt kyç për lidhshmërinë dhe zhvillimin rajonal. 🇦🇱🇲🇰

Banner

Related posts

Dilema e përhershme: A duhet fikur bojleri

admin

Deklaratë e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Gjyla Halili

Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht/ Fatmir Dehari: Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie

Gjyla Halili