AKTUALE

Sellcë shënohet 25 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së, Ahmeti nga këtu lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie

So në një ceremoni festive ish kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti qëndroi në fshatin Sellcë të komunës së Tetovës, ku u shënua 25 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së duke e kthyer atë në “Pranverë Dinjiteti”. Ish komandanti Ahmeti në një postim të tij shkruan se “çdo mars ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie; jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Si çdo fillim pranvere, edhe sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që, me gjakun e tyre, ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare”.

Ja postimi plotë:

Sot bëhet një çerek shekulli nga fillimi i luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit.
Andaj, çdo mars ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie; jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Si çdo fillim pranvere, edhe sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që, me gjakun e tyre, ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare.
Qofshim të bashkuar si në pranverën e vitit 2001 në Malësinë e Sharrit, edhe tani në betejat e ardhmërisë përparimtare të vendit!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.

Banner

Related posts

LSDM: Drejtori i ASK-së nuk ka certifikatë për siguri dhe njohjen e gjuhës angleze

Gjyla Halili

Grubi: Na votoni, s’guxojmë të lejojmë izolim dhe paperspektivë

Gjyla Halili

Tetovari e sulmon fizikisht djalin e tij të mitur, policia i vjen te dera

Gjyla Halili