AKTUALE

RAGIP SHALA KA PROPOZUAR TË THEMELOHET MUZEU I TORTURËS NË KOSOVË

Banner

Veprimtari i çështjes kombëtare, anëtari i LPK-së e ushtari i UÇK-së Ragip Shala, në një postim në faqen e tij të FB-së, ka propozuar të themelohet Muzeu i Torturës në Kosovë!

Muzeu i Torturës do të jetë një kujtesë e thellë për çdo kohë e hapsirë kur janë zhvilluar torturat, i cili nuk do të duhej të heshtë për asgjë që ka të bëjë me torturat e ushtruara ndaj pjestarëve të popullit shqiptar të Kosovës dhe pse jo edhe viseve të saja në ish-Jugosllavi!

Propozimi për themelim të Muzeut të Torturës nuk do të duhej të kuptohet aq thjeshtë!

Muzeu i Torturës do të duhej të jetë një hapësirë e izoluar ku do të ruhen objekte të torturës të së kaluarës, të cilat janë dëshmi se çfarë ishte e kaluara nën robërinë e Serbisë pushtuese!

Muzeu i Torturës, nëse themelohet, do të jetë një dëshmi e gjallë e pasqyrimit të vuajtjes shqiptare, e cila dobta tmerrojë vuajtjen njerëzore!

Muzeu i Torturës, nëse themelohet, do të jetë një arkiv i madh e i heshtur i dhimbjes dhe i qëndresës heroike të pjestarëve të popullit shqiptar në Kosovë dhe Vise, e në veçanti të ish të burgosurve politik shqiptar, atyre që u përballën drejtpërdrejt me torturat çnjerëzore të UDB-së në Kosovë dhe ish – republikat jugosllave!

Në hapsirat dhe korridoret e Muzeut të Torturës, nuk do të ekspozohen vetëm mjetet e torturave, aty do të jetë e pasqyruar një histori e tërë e torturave shtazarake mbi popullin shqiptar, mbi bijtë e bijat e tij më të mirë e më të devotshëm!

Aty do të ruhet një histori e tërë e veprimtarëve e patriotëve, atdhetarëve e aktivistëve politik, ushtarëve e luftëtarëve të çetave liridashëse e njësiteve vullnetare mbrojtëse shqiptare, por edhe të njerëzve të ndryshëm që u përndoqën për bindjet e tyre, për fjalën e lirë, për identitetin dhe për të drejtën kombëtare për të jetuar të lirë dhe pa çizme shtypëse e pushtuese serbe!

Çdo objekt, çdo fotografi, çdo rrobe, çdo mjet dhe çdo dokument që do të ekspozohet në Muzeun e Torturës, do të jetë një dëshmi që flet për kohë të errëta, për kohë të vështira, për kohë kur ishim të pushtuar e të përbuzur, të rrahur e të torturuar, nga udbashët e UDB-së famkeqe jugosllave!

Çdo vizitor që do të hyjë në atë muze, pra në Muzeun e Torturës, do të përballet e do të ndeshet me një realitet të rëndë, por pa asnje diskutim, shumë të domosdoshëm për t’u ruajtur e për t’u njohur!

Secili vizitor që shkon për vizitë në Muzeun e Torturës, do ta kuptojë se tortura nuk ishte vetëm një term i izoluar, ajo ishte dhe mbetet një plagë që ka lënë gjurmë të thella në jetët e njerëzve në Kosovë e Vise, por edhe në ndërgjegjen e shoqërisë që i ka përjetuar torturat e tmerrshme te gijotinës jugisllavo-serbe!

Muzeu i Torturës nuk do të duhej të ishte vetëm një vend i kujtesës së popullit shqiptar për vuajtjet e përjetuara, por do të duhej të ishte edhe një vend i reflektimit të thellë dhe edukativ për gjeneratat e ardhshme shqiptare për edhe për dinjitetin njerëzor!

Kushdo që do të qëndrojë në ambientet e Muzeut të Torturës, do të jetë përballë mjeteve të dhunës, që janë përdorur kundër të burgosurve dhe kundër të lidhurve shqiptar me pranga e zingjir, dhe do të bindet se aty qëndron historia e qëndresës, historia e prekshne e atyre që, edhe në errësirën më të madhe, nuk hoqën dorë nga besimi në liri dhe drejtësi për Kosovën dhe shqiptarët!

Muzeu i Torturës nëse themelohet do të jetë një thirrje për brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm, që të mos e harrojnë kalvarin e tmerrshëm të atyre që janë torturuar, por edhe të atyre që kanë torturuar!

Muzeu i Torturës do ta godasë harresen si rrezikun më të madh që mund t’i kanoset historisë!

Muzeu i Torturës do të jetë dëshmi, se kur kujtesa ruhet, shoqëria njerëzore bëhet më e vetëdijshme dhe më e fortë për të mos lejuar që e kaluara e largët dhe e afërt e errët e torturave çnjerëzore të mos përsëritet!

Prandaj, Muzeu i Torturës nuk do të duhej të ishte vetëm një muze i së kaluarës!

Ai do të duhej ishte një mësim për të tashmen dhe një paralajmërim për të ardhmen, që do të ketë memorie mbi torturat çnjerëzore në Kosovë e Vise!

E përkrah fuqishëm propozimin e shokut Ragip Shala për themelimin e Muzeut të Torturës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Mars 2026!

Banner

Related posts

Xhaferi në inspektim të aktiviteteve ndërtimore të segmentit Petrovec – Katllanovë

Gjyla Halili

Thaҫi: Albini s’ka takat me i ndihmu shqiptarët e RMV-së

Gjyla Halili

Takim i kryetarit të Kuvendit, Gashi me kryeisnë e MATTO-s

Gjyla Halili