AKTUALE

KUIZI “YJET E MEKTEBEVE” – NATA E PARË

Banner

Mbrëmë, më 08 mars 2026, në natën e 18-të të muajit të begatë të Ramazanit, në sallën e objektit për shërbime fetare dhe sociale u mbajt nata e parë (gjysëmfinale) e kuizit tradicional “Yjet e Mektebeve”.

Në një ambient të bukur ramazani, ku të pranishëm ishin operativa e Myftinisë, hoxhallarë, mualimë dhe mualime, nxënës, si dhe familjarët e tyre, ku garuan katër nxënës nga katër mektebe të Myftinisë së Tetovës:

Xhamia e Re – Tearcë: Vlera Amiti
Xhamia e Epërme – Dobrosht: Vesa Sulejmani
Xhamia e fshatit Odri: Nejla Selmani
Xhamia e Epërme – Zhelinë: Flamur Useini, i cili ishte edhe fituesi i natës së parë, duke u kualifikuar për në finale.

Në këtë kuiz i pranishëm ishte sekretari i Myftinisë, Semir ef. Fazliji, i cili në emër të Myftiut, Dr. Selver ef. Xhemaili përshëndeti të pranishmit dhe shpalli të hapur kuizin për këtë vit.

Kjo natë kuizi filloi me lexim të Kur’anit Fisnik nga Furkan ef. Ceka, muezin në xhaminë Tabhane, ndërsa për ta zbukuruar edhe më shumë këtë natë, të pranishëm ishin edhe nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Pirok, nën udhëheqjen e mualimit Jetmir Haliti, të cilët me ilahitë e tyre që interpretuan i dhanë shije kësaj nate.

Juria e kuizit për këtë vit është në këtë përbërje:
hoxhë Muhamed Ismaili, hoxhë Besim Memedi, hoxhë Bajram Xhezairi dhe hoxhë Luftim Deari, ndërsa moderimin e kuizit do ta bëj Sajmir Xheladini, nxënës i Medresesë Isa Beu në Shkup.

Kuizi do të vazhdojë edhe me tre netë gjysmëfinale, të cilat do të mbahen sonte, nesër dhe pasnesër, ndërsa finalja do të mbahet më 15 mars 2026.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, kandidatët, si dhe mbështetësin e këtij kuizi, kompaninë RENOVA.

Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mira!

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në Presidencë: Kosova t’i krijojë shpejt institucionet – shqiptarët në RMV po përballen me ofensivë të rrezikshme nga pushteti

Gjyla Halili

Mexhiti: Të dy delegacionet e kryesuara nga Gashi dhe Mickoski kanë agjenda të ndara.

Gjyla Halili

Vogëlushi nga Sellca me plis emocionon Ali Ahmetin

Gjyla Halili