AKTUALE

Mbështetje për Renis Nushaj: Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj thirrje për unitet në Michigan

Atdhetari dhe humanisti, Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj ka shprehur mbështetjen e tij t për kandidatin për Senatin e Michiganit, Renis Nushaj, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të fortë dhe të ndershëm në institucionet shtetërore.

Në një mesazh e tij, Lulgjuraj vlerësoi përgatitjen profesionale dhe integritetin e Nushajt, duke e cilësuar kandidaturën e tij si një mundësi për të sjellë energji të re dhe vizion të qartë në politikën e Michiganit.

Sipas tij, përfaqësimi nga një kandidat me rrënjë në komunitetin shqiptar përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e zërit dhe ndikimit të komunitetit në proceset vendimmarrëse.

Ai theksoi se suksesi i një kandidati nga komuniteti shqiptar nuk është vetëm një arritje individuale, por një fitore për të gjithë komunitetin, duke shtuar se përfshirja aktive në jetën politike është thelbësore për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Në fund, Lulgjuraj bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim, duke ftuar komunitetin të qëndrojë i bashkuar dhe aktiv në këtë proces të rëndësishëm demokratik në Michigan.

Banner

Related posts

Osmani: Vullneti i popullit apo vullneti i Mickoskit?

Gjyla Halili

Aggeler: Udhëheqësit e RMV-së duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në BE, përpara se ajo t’ju ikë

Gjyla Halili

Nga 2004-ta afër 80% e komunave përballen me mungesë të ujitjes, shkak ndryshimet klimatike

Gjyla Halili