AKTUALE

“Flaka e Janarit” – 20 vite përkushtim për kujtesën dhe idealet kombëtare në Gostivar

Banner

Veprimtarët e “Flaka e Janarit”, nën përkujdesjen e Ali Ahmeti, përgatiten për botimin e monografisë “Flaka e Janarit – 20 vite në Gostivar”. Gjatë periudhës 2005–2025, bashkëveprimtarët kanë përkujtuar dhe nderuar veprën e dëshmorëve të çështjes kombëtare, nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla te Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha.
Materialet do t’i dorëzohen shtëpisë botuese “Arbëria” në Tetovë, ndërsa Këshilli Redaktues dhe veprimtarët presin kontributet deri më 15 mars 2026.
Ky projekt synon të ruajë kujtesën historike dhe të forcojë lidhjet me idealet e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Flaka e Janarit, rrugëtim historik i kujtesës dhe idealeve

Zjarr prej të cilit lindi UÇK-ja.

Veprimtarët, nën përkujdesjen e Ali Ahmetit, japin përkrahje të fuqishme për botimin e monografisë “Flaka e Janarit – 20 vite në Gostivar”.

Gjatë këtyre 20 viteve – në janarët e acartë të periudhës 2005–2025 – bashkëveprimtarët, bijtë e Betimit të Madh, nuk u ndalën asnjëherë në përkushtimin e tyre për të përkujtuar, nderuar dhe evokuar veprën dhe sakrificën e atyre që ranë në Altarin e Lirisë.

Janari i kujtesës sonë lidhet me figurat madhore të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali…, si dhe me dëshmorët e gjeneratave më të reja: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha dhe shumë dëshmorë të tjerë të çështjes kombëtare.

Falë angazhimit të Këshillit Organizues dhe përkrahjes së veprimtarëve të ilegales dhe legales, materialet për botim të monografis pritet të përmbyllen për disa ditë dhe t’i kalojnë shtëpisë botuese “Arbëria” në Tetovë.

Për shkak të kohës së kufizuar, lusim të gjithë pjesëmarrësit që kanë mbajtur fjalime apo fjalë përshëndetëse–evokuese në mbrëmjet e janarëve 2005–2025, si dhe të gjithë veprimtarët që kanë marrë njoftim, që deri më 15 mars 2026 t’i dorëzojnë materialet përkatëse në adresën e e-mailit ose përmes rrjeteve sociale.

Këshilli Redaktues:
• Prof. dr. Sevdail Demiri
• Doc. dr. Valdeta Hajdari-Kasapi
• Doc. dr. Bekim Adili
• Prof. dr. Besnik Rameti

Paraqitje opinionesh deri më tani:
• Gazetari Kasam Selimi
• Pedagogia Yllëza Azizi

Përfaqësues institucionalë dhe bashkëpunëtorë:

Komuna e Gostivarit
• Fazli Veliu, Kryetar i SHVL-UÇK
• Xhevat Bislimi, Kryetar i shoqërisë “Lëvizja”
• Arsim Disha, Kryetar i Këshillit Organizues
• Arijan Rufati, artist skenograf
• Vjollca Baftiu, aktore…

Duke pritur kontributet tuaja deri në datën e lartshënuar,
Me respekt,
Drejtori, “Flaka e Janarit-Gostivar”
Luan Veliu

Për të gjitha njohurit mbi zhvillimet-aktivitetet, krejt deri te dalja nga botimi dhe promovimi i parë, do të njoftoheni në vazhdimësi!
Gostivar, 01.03.2026/ Tv. Gurra

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Kocevski është mburoja politike e LSDM-së dhe BDI-së – drejtësia është peng i tij

Gjyla Halili

Shkodran Tolaj: Reagim ndaj deklaratës së “Vlen”

Gjyla Halili

Mark Gjonaj fton në mbështetje të Sonny Vataj për Bordin e Qytetit të North Castle

Gjyla Halili