AKTUALE

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, përkujton veprën dhe vizionin e Tomë Berisha

Banner

Me rastin e 14-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeneral dr. prof. dhe akademik Tomë Berishës, si dhe 57-vjetorit të deklaratës së tij historike në vitin 1969, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka përkujtuar figurën dhe kontributin e tij në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Ambasadori Berishaj vlerësoi lart rolin dhe vizionin strategjik të Tomë Berishës, duke theksuar se ai mbetet një ndër zërat më të hershëm dhe më të guximshëm që kërkoi barazi të plotë për shqiptarët në ish-Jugosllavi, përfshirë të drejtën për arsimim dhe organizim ushtarak në gjuhën shqipe.

Në postimim e tij përkujtimorë, Ambasadori nënvizoi gjithashtu kontributin e Tomë Berishës në formimin e Brigadës së Parë të Vullnetarëve Shqiptarë të Gospiqit në vitin 1991, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt konsolidimit të kapaciteteve mbrojtëse shqiptare dhe si një prej themeleve të formimit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Trashëgimia e Tomë Berishës mbetet një udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm – një thirrje për dinjitet, barazi dhe përkushtim ndaj identitetit tonë kombëtar,” theksoi Ambasadori Berishaj.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb rikonfirmon përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në frymën e respektit dhe vlerave të përbashkëta.

Ja postimi i plotë:

Sot bëhen 14 vjet nga kalimi në amshim i gjeneral dr. prof. dhe akademik Tomë Berishës dhe 57 vjet (1969) nga dita kur ai deklaroi dhe kërkoi me guxim, në Shtëpinë e Armatës në Zagreb, “…se populli shqiptar në Jugosllavi nuk mund të jetë i barabartë me popujt e tjerë nëse nuk do të ketë Akademinë Ushtarake në gjuhën shqipe dhe ushtrinë e vet”.

Tomë Berisha mbetet një figurë e veçantë e ndërgjegjes kombëtare dhe e vizionit strategjik shqiptar. Ishte ai që në vitin 1991 formoi Brigadën e Parë të Vullnetarëve Shqiptarë të Gospiqit, në kuadër të Brigadës 118, me bijtë dhe bijat më të mira të shqiptarisë — ndër ta Fehmi dhe Xheva Lladrovci, Bekim Berisha e shume te tjere. Kjo brigadë shqiptare, e cila konsiderohet themel i formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte komandë në gjuhën shqipe; ushtarët mbanin me krenari simbolet kombetare shqiptare dhe ato kroate. Kjo Brigade shqiptare u be pykë e fuqishme në kufirin perëndimor të “Serbisë së Madhe” në vijën Viroviticë–Karlovac–Karlobag.

Kujtimi për të nuk është vetëm nderim për një jetë të përkushtuar, por edhe rikujtim i një ideali që mbetet ende udhërrëfyes: barazia, dinjiteti dhe e drejta për të mbrojtur veten në gjuhën dhe identitetin tonë.
#ambasadaekosoves

Banner

Related posts

Loja filloi: Bashkimi Europian kundërshton Presidenten Siljanovska!

Gjyla Halili

ASH-Sela nesër mbledh kuvendin e pestë në Shkup

Gjyla Halili

Zëri i Shipkovicës kumbon: Më 19 tetor kthejmë krenarinë tonë – Bashkë për Tetovën!

Gjyla Halili