
Në 100 ditëshin e zgjedhjes Kryetar komune në Strugé, i’a rikujtojmë
Z. MENDI QYRA SE STRUGA NUK E KA PËR NDER TË KETË NË KRYE NJË KRYETAR ME AFERË MASHTRIMI
Z. Mendi Qyra ka kërkuar të bëhet vlerësimi i dëmit të shkaktuar (më poshtë mesazhi i Kryetarit të Komunës së Strugës Z. Mendi Qyra) por kur është bërë vlerësimi nga vlerësuesi i licencuar i kompanisë Vizioni T, nuk e ka paguar kompensimin e dëmit prej mbi 100.000 eurosh (më poshtë vlerësimi i dëmit nga vlerësuesi i licencuar).
Do ja rikutojmë mashtrimin e tij Kryetarit të Komunës së Strugës Z. Mendi Qyrës derisa ai ta pagojë dëmin e shkaktuar.
Dokumenti i dërguar nga vet kompania e Z. Mendi Qyra në datën 8.04.2025 – për dy banesa, për të cilat ai i mori paratë dhe i mbajti 4 vite por banesat nuk i ndërtoi kurrë me arsyetimin se gjoja plani detal urbanistik ishte anuluar nga Gjykata kushtetuese – është dëshmia direkte e mashtrimit të kryer nga ai.
Në të shkruan (citoj): “pas kalimit të afatit fillestar prej 4 muajsh ju informuam se është shfaqur pengesë administrative për realizimin e ndërtimit respektivisht për marrjen e lejes së ndërtimit, respektivisht se për objektin në fjalë nuk ka plan detal urbanistik sepse i njëjti është rrëzuar në Gjykatën kushtetuese” (dokumemti më poshtë)
Por kur hyn në faqen elektronike të Gjykatës kushtetuese https://ustavensud.mk/%D0%BC%D0%BA/%D0%BE%D0%B4%D0%BB%D1%83%D0%BA%D0%B8 rezulton se ky pohim është gënjeshtër sepse nga data e nënshkrimit të kontratës në 30.03.2021 dhe deri më sot nuk ka asnjë vendim për anulimin e planit të zonës ku duhej të ndërtohej ndërtesa.
Për më keq rezulton se ky plan urbanistik është anuluar nga gjykata në vitin 2018 https://ustavensud.mk/archives/16531 pra rreth 3 vjet para se të nënshkruhet kontrata. (dokumenti më poshtë)
Çka është edhe më e keqja dhe e bën mashtrimin edhe më të rëndë është fakti se, sipas fjalëve të juristes së Komunës Karposh, në këtë rast anulimi i planit urbanistik nuk ka përbërë fare problem për ndërtimin e banesave sepse kur anulohet plani i ri urbanistik mbetet në fuqi plani i vjetër urbanistik, në këtë rast ai i vitit 2013 (dok. 3), prandaj pretendimi në letrën e kompanisë së Mendi Qyrës se (citoj) “për objektin në fjalë nuk ka plan detal urbanistik” është rrena dhe mashtrimi i dytë i madh brenda një fjalie nga Kryetari i Komunës së Strugës.





