AKTUALE

Mark Gjonaj fton komunitetin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e Nju Jorkut

Banner

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka ftuar komunitetin shqiptaro-amerikan dhe miqtë e Kosova që të marrin pjesë në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një ceremoni solemne që do të mbahet në New York City Hall.

Ngjarja do të zhvillohet më 23 shkurt 2026, në orën 17:00 (SHARP), në adresën 1 Centre Street, New York, NY 10007.
Në mesazhin e tij, Gjonaj theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificës së madhe kombëtare, duke rikujtuar çmimin e lartë të paguar gjatë luftës: 13,950 të vrarë, 20,000 të përdhunuar dhe 1,620 persona ende të zhdukur.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe kujtesës historike në këtë përvjetor të rëndësishëm.
Të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen përmes faqes zyrtare të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Ja postimi plotë:

In honor of the 18th Anniversary of Kosova’s Independence, please join us at New York City Hall
🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Reminder, Kosova Independence was not won, It was paid for in blood, tears & pain
13,950 killed
20,000 raped
1,620 still missing

Date: February 23, 2026
Time: 5 P.M. SHARP
Location: 1 City Hall, New York, NY, 10007

🔗RSVP at https://council.nyc.gov/events/events/kosova-independence-celebration-2026/

In solidarity,
Mark Gjonaj

Please share the flyer on all social media platforms.

Banner

Related posts

Shkëlqen Nora, fiton të artën e parë të vitit

admin

Filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Gjyla Halili

Bexheti: Nëpër qytet flitet me të madhe, që Izet Mexhiti para zgjedhjeve u ka premtuar lirimin disa personave që kanë probleme me ligjin

Gjyla Halili