
Procesi i strukturimit dhe konsolidimit të organeve partiake të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega Tetovë, po vijon me intensitet të shtuar në terren.
Gjatë një takimi të mbajtur sonte në lagjen Jashtë Vardarit, në Tetovë, u zgjodh kryetari i ri i nëndegës, z. Xhelal Lika. Ai është ish-ushtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), aktivist i njohur dhe kontribuues i kahershëm në çështjet kombëtare dhe komunitare.
Në fjalën e tij, kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, theksoi se fuqizimi i degës është një proces që kërkon energji të reja, organizim të mirëfilltë dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke ruajtur njëkohësisht respektin dhe mirënjohjen për kontributin e brezave që sakrifikuan për të drejtat kolektive që sot gëzon komuniteti shqiptar.
“Fuqizimi i Degës së BDI-së në Tetovë është një proces që kërkon energji të reja, organizim dhe përkushtim, por gjithmonë duke respektuar dhe nderuar të kaluarën, si dhe duke qenë mirënjohës ndaj sakrificës së atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja për të drejtat kolektive që sot i gëzojmë. Bashkë, me përvojën e atyre që sakrifikuan dhe me energjinë e brezit të ri, do ta bëjmë BDI-në në Tetovë më të bashkuar, më të organizuar dhe më të fortë se kurrë,” deklaroi Rexhepi.
Zgjedhja e Xhelal Likës në krye të nëndegës në lagjen Jashtë Vardarit vlerësohet si hap i rëndësishëm në kuadër të riorganizimit të strukturave lokale, me synim rritjen e efikasitetit, mobilizimin e anëtarësisë dhe forcimin e prezencës së partisë në çdo lagje të qytetit.
Procesi i konsolidimit të strukturave partiake në Tetovë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e strategjisë për një organizim më të qëndrueshëm dhe më funksional në nivel lokal.


