AKTUALE

Harry Bajraktari i dërgon letër Presidentit Donald J. Trump për çështjen e Gjykatës Speciale

Veprimtari dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka njoftuar se i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës që po zhvillohen në Hagë.

Në letrën drejtuar Presidentit amerikan, Bajraktari ka ngritur çështjen e funksionimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale), duke theksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një proces të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Ai ka përmendur në veçanti rastet e ish-udhëheqësve të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe të tjerëve që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas Bajraktarit, përfshirja aktive e SHBA-së është thelbësore për të garantuar respektimin e të drejtave të të akuzuarve dhe për të forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

Në përfundim të letrës, ai ka ritheksuar përkushtimin e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj vlerave të drejtësisë, transparencës dhe partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

#HarryBajraktari #GjykataSpeciale #UÇK

Banner

Related posts

MPB: Ka rënë sistemi për kontroll në vendkalimet kufitare, lëshohen vetëm raste urgjente

admin

Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga “Dardanët”

admin

Boçvarski: Aktivizohen Tarifat pa kontakt në autostradën Shkup-Tetovë

Gjyla Halili