
Në një takim të mbajtur sonte në Gjermë, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka nisur zyrtarisht një proces të ri të organizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake.
Kryetari i BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, theksoi se ky proces nuk paraqet thjesht një riorganizim të brendshëm, por një hap të ri drejt energjisë, ideve dhe angazhimit më të madh në shërbim të qytetarëve.
“Me respekt për kontributin e secilit aktivist ndër vite, po ndërtojmë themele më të forta për të ardhmen. BDI mbetet shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në punë, dinjitet dhe zhvillim,” u shpreh Rexhepi.
Në kuadër të këtij procesi, në Gjermë u zgjodh kryetar i nëndegës Festil Dalifi, i cili u vlerësua si një kuadër i ri, energjik dhe i respektuar në komunitet.
Kryetari Rexhepi theksoi se përfshirja e brezit të ri dëshmon se BDI vazhdon të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë me ndershmëri dhe përkushtim.
Sipas drejtuesve të degës, me këtë frymë uniteti dhe vizioni të qartë, BDI synon ta bëjë Degën e Tetovës më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.
Ja postimi i plotë:
Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe uniteti për BDI-në në Tetovë
Sonte në Gjermë, po e nisim një kapitull të ri për organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Tetovë. Ky proces nuk është thjesht riorganizim, por është një thirrje për ide dhe energji të reja, dhe për një angazhim më të madh në shërbim të qytetarëve. Me respekt për të kaluarën dhe për kontributin e secilit aktivist ndër vite, po ndërtojmë themele më të forta për të ardhmen.
Jam i lumtur që në këtë rrugëtim, sonte në Gjermë, u zgjodh kryetar i nëndegës Festil Dalifi, një djalë i ri, plot energji, i respektuar në komunitetin e tij, që bart me krenari vlerat dhe bindjet e Bashkimit Demokratik për Integrim. Me kuadro të reja si Festimi, ne po dëshmojmë se BDI është gjithmonë e hapur për brezin e ri dhe për secilin që dëshiron të kontribuojë me ndershmëri dhe përkushtim.
BDI është shtëpia e secilit që beson në punë, dinjitet dhe zhvillim. Dyert tona janë të hapura për të gjithë, për të rinjtë, për gratë, për profesionistët, për çdo qytetar që dëshiron të japë kontributin e vet.
Së bashku, me vizion të qartë dhe me besim në njëri-tjetrin, po e bëjmë Degën e Tetovës më të fortë se kurrë.



