AKTUALE

Ali Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Ola Sohlström

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, z. Ola Sohlström.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend, sfidat që e karakterizojnë këtë periudhë, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe avancimit të marrëdhënieve ndëretnike. Në fokus të bisedës ishin gjithashtu proceset integruese dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i padiskutueshëm kombëtar dhe një orientim i qartë strategjik për të ardhmen e vendit.

Ai nënvizoi se ky proces duhet të ecë përpara me vendosmëri dhe të përmbyllet sa më parë, si garanci për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe konsolidim të demokracisë.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së vazhdueshme ndërmjet dy vendeve në funksion të stabilitetit dhe integrimit evropian.

Ja postimi plotë:

Sot zhvillova një takim miqësor me z. Ola Sohlström, Ambasador i Suedisë në vendin tonë.

Gjatë bisedës shkëmbyem qëndrime mbi situatën aktuale politike në vend, si dhe mbi sfidat që e shoqërojnë këtë periudhë, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese.

Theksova se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i padiskutueshëm kombëtar dhe një interes i qartë strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Ky proces duhet të ecë përpara me vendosmëri dhe të kurorëzohet sa më parë, si garanci për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe konsolidim të demokracisë.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron për ditëlindje Presidentin Moisiu

Gjyla Halili

Lladrovci: Heroi i luftës e paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra dhe ja sa ishte fuqia?

Gjyla Halili