AKTUALE

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI-së

Banner

Sot, 9 shkurt (e hënë), në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI e RMV-së, e konvokuar nga Kryetari i saj, Reisul Ulmema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ku në të cilën morrën pjesë të gjithë anëtarët e Rijasetit si dhe drejtorët e shërbimeve pranë Rijasetit të BFI e RMV-së.

Mbledhjen e hapi me lexim nga Kur’ani vet kryesuesi i saj, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fillimisht, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen në mbledhje.

Në këtë mbledhje, pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes se kaluar, Rijaseti debatoi në bazë të pikave të rendit të ditës, duke filluar nga:
– Shqyrtimi i raportit të punës për vitin 2025 dhe plan-programeve për vitin 2026;
– Llogaritë përfundimtare për vitin 2025 dhe dhe planet financiare për vitin 2026 të Muftinive të BFI – së.
– Raporti i punës së BFI – së për vitin 2025.;
– Llogaritë përfundimtare për vitin 2025 dhe plani financiar për vitin 2026 i Rijasetit të BFI – së;
– Miratimi i blerjes së Radio Vatit;
– Përcaktimi i datës për mbledhjen e kuvendit të BFI – së
– Përgatitje për Muajin e Bekuar të Ramazanit si dhe
– Të ndryshme.

Të gjtha pikat u diskutuan në mënyrë të detajuar, ku fillimisht Reisul Ulema paraqiti një rezyme të aktiviteteve të kryera në kuadër të Rijasetit, duke theksuar se falë angazhimit të Sekretarit Gjeneral, shefit të kabinetit, kryetarit të kuvendit, Muftinjëve, drejtuesve të institucioneve edukativo – arsimore, udhëheqësve të sektorëve dhe besimtarëve në përgjithësi viti që lamë pas, ka shënuar një nga vitet me rezultatet më mbresëlënëse në historikun e këtij institucioni, duke hapir rrugë për suksese shekullore për vitet që pasojnë.

Raport të detajuar të segmentit financiar, paraqiti drejtori i financave pranë Rijasetit të BFI e RMV – së, Mr. Xhelal Memeti. Raporti u vlerësua tejet pozitivisht nga të gjithë anëtarët e Rijasetit, nga të cilët unanimisht u miratua.

Sa i përket plan – programit të Ramazanit, në emër të komisionit qendror të Rijasetit, referoi drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, i cili në detaje shojegoi progranin e aktiviteteve të Ramazanit të bekuar nga komisioni repubkikan, ligjëratat e ndryshme në mesin e besimtarëve, në sferën mediale dhe shumë aktivitete tjera në nivele të Muftinive dhe Fakultetit të shkencave islane dhe Medreseja Isa Beu.

Në vazhdim u shtruan për diskutim edhe shum çështje tjera me rëndësi në organizimi e jetës fetare dhe shoqërore, ku spikat blerja e Radio Vatit dhe shndërrimi i së njëjtës në dritare mediatike të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, e cila do të operojë në kuadër të Muftinisë së BFI – Shkup.

Në vazhdim Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai informoi Rijasetin me aktivitetet në mes dy mbledhjeve, me theks të veçantë angazhimin e BFI-së me projektet e sferave të ndryshme, të cilat janë në dobi të muslimanëve të vendit dhe gjetiu, takimet me personalitete të niveleve të larta nga vendi dhe bota, ftesa për pjesëmarrje në shumë Konferenca Ndërkombëtare dhe rajonale të organizuara si nga shtete rajonale po ashtu edhe ndërkombëtare, duke apostrofuar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës si i vetmi lider fetar nga vendet e Europës Juglindore, vizita zyrtare në Dijanetin e Republikës së Turqisë, nënshkrimi i marrëveshjeve historike në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi, si dhe me Agejncionin Shtetëror Turk “TIKA”.

Pas shterjes së pikave të rendit të ditës dhe miratimit unanim të vendimeve të shtruara në votim nga ana e Reisul Ulemasë, Reisul Ulema vlerësoi lartë angazhimin e të gjith anëtarëve të Rijasetit dhe drejtuesve të shërbimeve të ndryshme, duke ju dëshiruar suksese të larta në arritjen e objektivave të dëshiruara.

Për fund, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të institucionit të cilin e drejton, në emër të organeve të këtij institucioni dhe në emrin e tij personal shfrytëzoi nga rasti që t’i urojë Besimtarët Muslimanë pë ardhjen e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Gjyla Halili

“Kirili dhe Metodi”, Grubi: Çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare

Gjyla Halili

Mexhiti: Dorëheqjet i japin për skandalet korruptive, listat e zeza dhe kazinotë

admin