AKTUALE

Ali Ahmeti nderon Nënë Stane Gashin, simbolin e sakrificës së UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e njohur si shtëpia e Nënës së UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi.

Gjatë vizitës, Ahmeti u prit nga Nënë Stane Gashi, 80 vjeçe, së bashku me djemtë e saj, ish-ushtarët e UÇK-së Filip dhe Fatmir Gashi, si dhe vajza File Gashi, të cilët e mirëpritën me mikpritjen tradicionale shqiptare.

Nënë Stane Gashi, e njohur si “Lokemadhja e UÇK-së”, gjatë viteve të luftës ka pritur dhe përcjellë mbi 300 luftëtarë të UÇK-së, duke u ofruar ushqim, strehim dhe kujdes për plagët dhe veshmbathjen. Ajo mbetet një simbol i gjallë i sakrificës, humanizmit dhe qëndresës së popullit shqiptar.

Ali Ahmeti shprehu respektin dhe mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të Nënë Stanës dhe familjes Gashi, duke theksuar se shtëpia e saj përfaqëson një faqe të ndritur të historisë së luftës çlirimtare, ku janë ushqyer dhe strehuar heronj, dëshmorë, komandantë dhe drejtues të zonave dhe brigadave të UÇK-së.

Vizita u cilësua si një moment me ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, në nderim të sakrificës së familjeve që kontribuan drejtpërdrejt në lirinë e Kosovës.

Banner

Related posts

Dehari takon pronarët e “Byrek King” në Zvicër, shqyrtohen mundësitë e investimit në qytetin e Kërçovës

Gjyla Halili

Saraji përfundon me nënshkrimet për president për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Kompania investuese “Albanica Homes” nga Kosova dhuron 200 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës në New York

Gjyla Halili