AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM KRYETARIN E XHAMISË “DITURIA” NË DÜSSELDORF

Banner

Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për Diasporë, Mafiz ef. Rustemi, priti në takim Kryetarin e xhamisë “Dituria” në Düsseldorf, z. Muhamedin Ejupi, së bashku me anëtarë të kryesisë së xhamisë.

Gjatë takimit, Kryetari i xhamisë e informoi Reisul Uleman në mënyrë të detajuar mbi procesin e blerjes së objektit të ri të xhamisë “Dituria”, duke theksuar rëndësinë që ky investim ka për muslimanët shqiptarë në Düsseldorf dhe rrethinë. Objekti i ri do të shërbejë si hapësirë për falje, edukim fetar, si dhe për aktivitete kulturore e shoqërore, duke krijuar kushte më dinjitoze për organizimin e jetës fetare dhe forcimin e identitetit fetar dhe kombëtar të besimtarëve në diasporë.

Reisul Ulema vlerësoi lart përkushtimin, unitetin dhe sakrificën e kryesisë së xhamisë dhe të xhematit në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke e cilësuar atë si shembull konkret të përgjegjësisë fetare dhe vetëdijes institucionale të diasporës. Ai i përgëzoi për blerjen e objektit dhe për angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të besimtarëve, duke u uruar që ky projekt të jetë burim bereqeti, stabiliteti dhe zhvillimi për komunitetin.

Në të njëjtën kohë, Reisul Ulema shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e xhamisë “Dituria” dhe të besimtarëve të saj në mbështetje të projekteve fetare dhe arsimore në vendlindje, duke nënvizuar se diaspora mbetet një shtyllë e rëndësishme e Bashkësisë Fetare Islame në ruajtjen e lidhjeve shpirtërore dhe institucionale me atdheun.

Banner

Related posts

BDI-Tetovë: Bilall Kasami i ka shëndruar shkollat dhe hapsirat arsimore në shtabe partiake

Gjyla Halili

179 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gjyla Halili

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

admin