AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton sakrificën e familjes Syla

Banner

Sot, Ali Ahmeti ishte në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjen Syla pas ndarjes nga jeta të Idriz Sylës.

Idrizi ishte vëllai i Shemsi Sylës, një figure e njohur e veprimtarisë ilegale atdhetare dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shërbeu si Zëvendëskomandant i Zonës së Karadakut gjatë luftës.

Familja Syla dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës; katër nga pesë djemtë e Idrizit shërbyen në UÇK, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e tyre.

Kujtimi i tij të mbetet i përjetshëm, “I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.”- tha Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Sot isha për ngushëllime në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku ndava dhimbjen me familjen Syla për humbjen e të ndjerit Idriz Syla.

Idrizi ishte vëllai i shokut tonë të veprimtarisë ilegale atdhetare dhe të luftës së armatosur çlirimtare, Shemsi Syla.

I ndjeri Idriz Syla ishte një atdhetar i madh dhe shtyllë e familjes. Në vitet e vështira para çlirimit të Kosovës, mbi supet e tij ra barra e familjes, pasi vëllai i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë Shemsi Syla, ishte i burgosur politik, ndërsa gjatë luftës shërbeu si Zëvendëskomandant i Zonës së Karadakut të UÇK-së.

Shemsi Syla e ka vazhduar angazhimin e tij edhe pas luftës dhe sot shërben si Zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Nga pesë djemtë e tij, katër Idrizi i pati ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmi e sakrificës dhe përkushtimit të kësaj familjeje për lirinë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Banner

Related posts

REKTORI FETAJI PRET PROFESORIN HOLANDEZ JOOST VAN HOOF NË TAKIM ZYRTAR

Gjyla Halili

Mark Gjonaj thirje për votim: Është momenti ynë, vota juaj mund të bëjë diferencën

Gjyla Halili

Shporta minimale në muajin mars ka arritur në 58.998 denarë

Gjyla Halili