AKTUALE

Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e paraqitjes së fjalëve përfundimtare në Hagë, ka deklaruar se “lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Hagë, ka filluar paraqitja e fjalëve përfundimtare të palëve, ky është edhe fundi i një gjyqi sa të padrejtë, aq të pabesueshëm, i cili është nisur dhe është bazuar në prova të marra nga shteti gjenocidal, me akuza të fabrikuara, me dëshmitarë të pabesueshëm dhe jokredibilë, përkundër luftës tonë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, janë sinonim i luftës tonë të drejtë, janë personifikim i të drejtës tonë për liri, janë drejtues dhe heronj tanë të luftës dhe paqes, strateg të shtetit dhe shtetësisë, prandaj, besoj fuqishëm se i vetmi vendim i drejtë është shpallja e pafajësisë së tyre.

Drejtësia në Hagë ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes është pjesë e pandashme nga themelet e shtetit tonë, e pandashme nga vlerat e aleancës tonë historike me NATO-n dhe SHBA-në dhe e drejta jonë për të qenë shtet demokratik, burim i paqes dhe sigurisë rajonale, brenda vlerave euro-atlantike.

Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

https://www.facebook.com/share/p/1DU8u8y6n7/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

KONCERT SOLEMN NDERIMI Shën Nënë Tereza – Nëna e mbarë Globit

Gjyla Halili

Selami një Iftar ndryshe me të rinjtë e KM Shkupi

Gjyla Halili

Raporti i Freedom House, Mexhiti: Qeveria e skandaleve dhe krimit, na e solli rënien e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e korrupsionit

Gjyla Halili