AKTUALE

Atdhetari Luan Veliu kujton Heroin Bajram Bahtiri – Besniku

Atdhetari Luan Veliu ka kujtuar me respekt të thellë dhe krenari kombëtare Heroin Bajram Bahtiri – Besniku, duke e cilësuar atë si një emër të pavdekshëm të lirisë dhe sakrificës shqiptare.

“Në kujtesën tonë kombëtare, Bajram Bahtiri mbetet udhërrëfyes me shtat e me shpirt, emër i lirisë i thurur në këngë, i shkruar në rrugë dhe i gdhendur përjetësisht në buste e përmendore,” është shprehur Luan Veliu.

Ai theksoi se edhe pas 42 vitesh pa heroin, vepra dhe ideali i tij vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e brezave të rinj, duke shërbyer si shembull i përkushtimit dhe flijimit për atdheun.

“Sakrifica e Bajram Bahtirit u bë dritë për kombin. Jeta dhe vepra e tij janë pasuri kombëtare që duhet ruajtur, nderuar dhe transmetuar brez pas brezi,” theksoi Veliu.

Kujtimi i Heroit Bajram Bahtiri mbetet një thirrje e përhershme për unitet, dinjitet dhe dashuri ndaj atdheut.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Lavdi sakrificës që u bë dritë për kombin!

Lavdi Heroin Bajram Bahtiri – Besniku!

Banner

Related posts

Rasti “Alfa”, Mexhiti: Nuk jemi si Grubi e ata të tjerët, po punojmë aty ku duhet

Gjyla Halili

Diaspora Shqiptare në Illinois takim  me Zëvendës Shefen e Misionit të SHBA për të Drejtat dhe Zhvillimin në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Gjyla Halili