AKTUALE

Luan Veliu: Goditjet nuk na ndalin, na forcojnë

DREJTE…!

Goditjet nuk na ndalin – na forcojnë.
Ne jemi të vetëdijshëm se kjo botë përbëhet nga dy kategori njerëzish: ata që shpifin dhe përkulen, dhe ata që qëndrojnë drejt e kryelartë.

Vlerësimin për ne nuk mund ta bëjnë ata që vjedhin bashkë, por ata që punojnë bashkë, sakrifikojnë bashkë dhe ndërtojnë bashkë.

Sot zhvillohet një aktivitet – një Amanet, që duhet përmbushur nga njerëz që nuk rrëzohen nga asnjë goditje, sepse rrënjët e tyre janë të thella dhe ndërgjegjja e pastër.

Ne jemi Bijtë e Betimit të Madh – të lidhur me nderin, besën dhe fjalën e dhënë. Dhe këtë rrugë do ta ecim deri në fund, pa u përkulur dhe pa u shitur.

#Fazli Veliu
#Xhevat Bislimi
#Jaish Ejupi
#Jusuf Seferi
#Hamzi Miftari
Faleminderit!

Kaçanik, Ferizaj, Saraj
05.02.2026

Banner

Related posts

Escobar vizitë dy ditore në Shqipëri, kë pritet të takojë nga opozita një muaj përpara zgjedhjeve lokale

admin

Mickoski në mbikëqyrje të punimeve të autostradës Gostivar – Bukojçan

Gjyla Halili

Biri sërmnovar, gurbetçari i suksesshëm nga familja Bajrami, shtron iftar në oborrin e xhamisë në Sërmnovë!

Gjyla Halili