AKTUALE

“FOLI SHQIP o taj!”, ambasadori Meidani nis nismën për provimin e Jurisprudencës në shqip

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin “FOLI SHQIP o taj!”,duke i dhënë zë një nisme që lidhet me kërkesat e studentëve shqiptarë të Fakultetit Juridik në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zyrtare.net

Raporti i KQZ’së për tetor-dhjetor, Vetevendosja shpenzoi mbi 300 mijë euro për marketing
Edhe pse në postim nuk jepen detaje shtesë, mesazhi i publikuar i referohet kërkesës së studentëve që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim ofrohet vetëm në gjuhën maqedonase, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga studentët shqiptarë të cilët kanë nisur edhe një peticion.

Nisma ka ngjallur reagime në opinion, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet përkatëse do të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

https://www.facebook.com/share/p/1AsG68LGNh

Banner

Related posts

Fatmir Dehari nesër në Vjenë – takim me mërgatën

Gjyla Halili

Marash Devukaj:Vota për Forumin Shqiptarë,votë për ruajtjen e identitetit,gjuhës dhe flamurit tonë

admin

Kufijtë e Greqisë do të mbyllen për dy ditë – MPJD del me udhëzime për shtetasit e Kosovës

Gjyla Halili