AKTUALE

Ceremoni solemne për nder të Natës së Madhe të Beratit.

Banner

Myftinia e Tetovës, mbrëmë, 02.02.2026, organizoi me sukses ceremoninë fetare për nder të Natës së Madhe të Beratit, e cila u mbajt në Xhaminë e Madhe Tearcë në Tetovë, në prani të besimtarëve të shumtë.

Fjalën e rastit kushtuar për natën e madhe e mbajti Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili foli për rëndësinë madhore që bart kjo natë e bekuar për besimtarët.
Duanë solemne e realizoi referenti për vakëfet, Taxhudin ef Hamidi, ndërsa moderimin e programit e bëri referenti Mr. Mahmud ef. Emini.

Programin e kësaj nate e zbukuruan hoxhallarët dhe hafizlerët me lexim nga Kur’ani Famëlart, Mevlidi Sherifi dhe disa Ilahi kushtuar për Beratin.

Myftinia e Tetovës falënderon kryesinë e Xhamisë dhe imamin e saj, Harbin ef. Saliu, për bashkëpunimin e realizimit të këtij manifestimit dhe pritjen e ngrohtë.

Myftinia e Tetovës gjithashtu falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke u lutur që Allahu i Madhëruar t’i pranojë lutje dhe veprat tona dhe e bëft këtë natë si një natë e hajrit për besimtarët.

Banner

Related posts

BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike

Gjyla Halili

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Gjyla Halili

Promovohet për herë të parë partneriteti mes Bashkësisë Fetare Islame dhe themeluesve të aplikacionit MyMosq, me Myftininë e Tetovës implementues të parë.

Gjyla Halili