AKTUALE

Kryeparlamentari Gashi në Uashington takohet me drejtuesit e NDI-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Uashington me drejtues të Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI), të cilin e cilësoi si të frytshëm. Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe fuqizimin e demokracisë parlamentare në vend.

Gashi bëri të ditur se në takim morën pjesë znj. Tamara Wittes, kryetare e NDI-së, z. Scott Bates, drejtues rajonal për Evropën dhe Azinë, si dhe përfaqësues të tjerë të institutit.

“Diskutuam bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së dhe projektet kyçe që ky institut ka mbështetur ndër vite. Veçanërisht u fokusuam tek Programi për Mbështetje Parlamentare, i cili ka sjellë rezultate konkrete në përmirësimin e funksionimit të Kuvendit”, tha Gashi.

Ai theksoi se ky program ka kontribuar në forcimin e rolit dhe pavarësisë së Kuvendit, rritjen e transparencës, digjitalizimin e institucioneve dhe afrimin e tyre me qytetarët.

Kryeparlamentari gjithashtu nënvizoi rëndësinë e vlerave demokratike që promovon NDI, duke i cilësuar thelbësore për dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve. “Shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë tonë për ta thelluar këtë partneritet në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Banner

Related posts

Pendarovski: Nuk kemi vite të reja për të humbur, duhet sa më shpejt të bëhemi shtet anëtar i BE-së

Gjyla Halili

Kovaçevski dorëhiqet të enjten / VMRO-ja nuk mbështet Xhaferin për kryeministër

Gjyla Halili

Fronti Evropian hap shtabin në Studeniçan, Bexheti: Karshiaka gjithmonë krah forcave progresive

Gjyla Halili