AKTUALE

Diskriminimi i klubit të vetëm për femra WBC Shkup/ Reagon deputetja Ajdari, kërkon veprime konkrete për klubin e basketbollit të femrave

Banner

Deputetja Rina Ajdari ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për klubin e vetëm të basketbollit për femra në vend, WBC në Shkup, i cili prej një periudhe të gjatë po përballet me vështirësi dhe pengesa të shumta të natyrave të ndryshme.

Në reagimin e saj, Ajdari thekson se sporti, e veçanërisht sporti i vajzave të reja, nuk duhet të neglizhohet apo të trajtohet në mënyrë të pabarabartë. Sipas saj, një klub që përfaqëson vajzat dhe gratë në sport meriton përkrahje institucionale, kushte dinjitoze dhe trajtim të barabartë.

“Sporti i femrave nuk guxon të diskriminohet apo të lihet pas dore. Mbështetja për vajzat e reja nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata, por të shoqërohet me veprime konkrete,” ka theksuar deputetja Ajdari.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht, duke garantuar trajtim të barabartë dhe dinjitoz për klubin, ashtu siç, sipas saj, pretendohet dhe deklarohet vazhdimisht në diskursin publik.

Deputetja Rina Ajdari thekson se zhvillimi i sportit të femrave është një investim i drejtpërdrejtë në barazi, shëndet dhe të ardhmen e shoqërisë.

Ja postimi plotë:

Shpreh mbështetjen time për klubin e vetëm të basketbollit për femra në vend, i cili për një periudhë të gjatë tanimë po përballet me vështirësi e pengesa të natyrave të ndryshme.

Sporti në përgjithësi, e veçanëriaht një klub i vajzave të reja, nuk guxon të neglizhohet dhe diskriminohet deri në këtë shkallë. Kërkoj nga institucionet përkatëse të veprojnë urgjentisht për të siguruar trajtim të barabartë dhe dinjitoz ashtu siç pretendojnë e deklarojnë për çdo ditë.

Banner

Related posts

Filkovi i ZNAM-it i përgjigjet Milloshoskit: “Xhuxhi nga Neregova” që i shpëtoi drejtësisë

Gjyla Halili

BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar

Gjyla Halili

VLEN në Veles, bartësi i listës në njësinë 3 takime me qytetarët

Gjyla Halili