AKTUALE

REAGIM PUBLIK – DISKRIMINIM NDAJ WBC SHKUP

Ne, si klubi i vetëm i basketbollit për femra në Maqedoninë e Veriut – WBC Shkup, shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë për trajtimin diskriminues që po na bëhet nga institucionet përgjegjëse.
Na janë mbyllur të gjitha palestrat dhe aktualisht nuk kemi asnjë hapësirë për stërvitje, as kushte për të vazhduar ndeshjet e kampionatit. Vajzat tona janë të detyruara të ndalojnë aktivitetin sportiv jo për mungesë vullneti, por për shkak të mungesës totale të përkrahjes institucionale.
Është e papranueshme që në vitin 2026 sporti i femrave të trajtohet me kaq neglizhencë.
👉 Komuna e Çairit,
👉 Deputetet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,
👉 dhe Qeveria e RMV-së, në veçanti zëvendësministrja shqiptare,
nuk kanë reaguar deri më sot për të mbrojtur të drejtën e vajzave për sport dhe barazi.
Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi.
Deputetet dhe përfaqësueset shqiptare në pushtet duhet të jenë zëri i vajzave që sot po përjashtohen nga sporti.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj një klubi – është diskriminim i hapur ndaj sportit të femrave dhe ndaj barazisë gjinore në vend.
Ne kërkojmë: • Hapësira funksionale për stërvitje në mënyrë urgjente
• Mundësi reale për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit
• Reagim publik dhe mbështetje konkrete nga Komuna, Kuvendi dhe Qeveria
• Trajtim të barabartë dhe dinjitoz për sportistet
WBC Shkup nuk do të heshtë përballë padrejtësisë.
Sporti i femrave meriton respekt, jo mbyllje dyersh.
WBC SHKUP – për barazi, dinjitet dhe të drejtën për të luajtur! 🏀✊

Related posts

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi i reagon Kreshnik Bekteshit: U paska zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”

Gjyla Halili

Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

Gjyla Halili

Drejtori i fabrikës Freesia by Golden Eagle Foundation, Endrit Rexhaj, vizitoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë

Gjyla Halili