AKTUALE

Mickoski nga Gazi Baba: Po e realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, u vendos gurthemeli i sallës së re sportive në SHFK „Grigor Prliçev“

Banner

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në Komunën e Gazi Babës, deklaroi se nuk ka çfarë të shtojë nga ajo që tashmë u tha nga kryetari i komunës dhe ministrja, duke theksuar se realizimi i premtimeve është thelbi i veprimit politik.

Ai përgëzoi kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën komunale, deputetët, ministren dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për angazhimin dhe punën e përkushtuar në realizimin e projekteve, të cilat, sipas tij, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe për procesin arsimor.

“Dëshiroj t’i përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën e Komunës së Gazi Babës, deputetët, ministren, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për punën e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe për procesin e tyre arsimor” tha Mickovski.

Pres edhe shumë projekte të tilla që në periudhën në vijim do të realizohen.

Mickoski shprehu pritshmërinë që edhe në të ardhmen të realizohen projekte të ngjashme, duke theksuar se qëllimi kryesor është përmbushja e asaj që është premtuar para qytetarëve.

Banner

Related posts

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, mjegull në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti në takim Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës Michael O’Flaherty

Gjyla Halili

Subvencionet për sportin! Klube të Ligës së parë dhe të dytë kërkojnë përgjigje nga Ministria e Sportit!

Gjyla Halili