AKTUALE

Mickoski pa afat për takimin me Ahmetin

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve foli për bllokadën e transportuesve, përfaqësimin e vendit në DAVOS, si dhe për takimin me kryetrarin e BDI-së, Ali Ahmetin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se pret të arrihet një zgjidhje me BE-në lidhur me bllokimin e pikave kufitare nga transportuesit e mallrave, për shkak të rregullave të reja të Shengenit.

“Që nga muaji shtator kjo çështje është në rend të ditës. Pres të arrihet një zgjedhje me autoritet e BE-së. Mbrëmë kam kërkuar në telefon kryetare e KE-së, mirëpo ajo ishte në udhëtim në Indi dhe pres që këto ditë të kounikojmë përsëri.

Mickoski lidhur me Forumin Ekonomik në Davos e quajti si të suksesshëm, ku ka marrë pjesë në tri diskutime.
Ai tha e takimet në DAVOS duhet të shfrytëzohen për të sjell investime të huaja në vend.

I pyetur lidhur me takimin e paralajmëruar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, Mickoski tha se do të ketë takim ndonjëherë.

Banner

Related posts

Ish-ministri Haraqija dhe djali i presidentit Rugova, festojnë me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Mexhiti: E rëndësishme është unifikimi i VLEN-it, jo kush do të jetë kryetar

Gjyla Halili

Përvjetori i Gjergj Kastriot-Skënderbeut bashkon shqiptarët në Bruksel

Gjyla Halili