Në ambientet e Komunës së Tuzit, sot u zhvillua ceremonia e ndarjes së bursave për studentët më të dalluar nga treva e Malësisë.
Aktiviteti u organizua nga Shoqata Malësia e Madhe, në bashkëpunim me Sekretariatin për Diasporë dhe Televizionin Boin.
Me këtë rast, u ndanë gjithsej 27 bursa për studentë ekselentë, si vlerësim për përkushtimin, punën dhe suksesin e tyre akademik.
Përfaqësuesit e Shoqatës Malësia e Madhe theksuan se mbështetja për arsimin dhe të rinjtë mbetet një nga prioritetet kryesore të shoqatës.
Shoqata Malësia e Madhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përkrahë studentët në rrugëtimin e tyre arsimor dhe profesional, duke qëndruar gjithmonë pranë vendlindjes dhe duke kontribuar në zhvillimin e saj.
Një falënderim i veçantë iu drejtua Televizionit Boin dhe Sekretariatit për Diasporë në Komunën e Tuzit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj veprimtarie.
Ja postimi plotë:
Nga ceremonia e ndarjes së bursave për studentët më të mirë malësorë
Sot u zhvillua ceremonia e ndarjes së bursave për studentët më të mirë malësorë. Në ambientet e Komunës së Tuzit, në bashkëpunim me Sekretariatin për Diasporë dhe Televizionin Boin, Shoqata Malësia e Madhe realizoi ndarjen e 27 bursave për studentë të dalluar, si vlerësim për përkushtimin dhe suksesin e tyre akademik.
Shoqata Malësia e Madhe do të vazhdojë të përkrahë studentët në rrugëtimin e tyre arsimor dhe profesional, si dhe duke qëndruar gjithmonë pranë vendlindjes, duke kontribuar për çdo nevojë që ajo ka.
Një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe mbështetjen i shkon Televizionit Boin dhe Sekretariatit për Diasporë në Komunën e Tuzit.