AKTUALE

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, priti në takim Nuncin Apostolik

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj, zhvilloi sot në kabinetin e tij një takim jozyrtar me Nuncin Apostolik për Malin e Zi, me seli në Sarajevë, Sh.T. Monsinjor Francis Assisi Chullikatt.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin institucional, duke u vlerësuar marrëdhëniet e mira dhe konstruktive ndërmjet institucioneve të Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë.

Me këtë rast, z. Camaj shprehu kënaqësinë e tij lidhur me çështjen e themelimit të Nunciaturës Apostolike në Podgoricë, duke theksuar pritshmërinë që ndërtimi të nisë brenda këtij viti dhe të përfundojë në vitin 2028.

Nënkryetari Camaj konfirmoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur këtë proces edhe në të ardhmen.

Po ashtu, gjatë takimit, Nunci Apostolik i dorëzoi z. Camaj shkresën zyrtare përmes së cilës përcillet Mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Leonit XIV, për Ditën Botërore të Paqes 2026, duke konfirmuar vazhdimësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional.

Banner

Related posts

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Shëndeti nuk është politikë, por përgjegjësi

Gjyla Halili

Oda Kërçovare, Oda që Bashkon Shqiptarët nga Mbarë Bota

Gjyla Halili