AKTUALE

REISUL ULEMA SHAQIR FETAHI PJESËMARRËS NË DAVOS – FOLËS PANELIST NË SESIONIN “FAITH AND LEADERSHIP IN A UNITED WORLD”

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë për dy ditë në takimet e lidershipit të mbajtura në Davos, një nga platformat më të rëndësishme globale për diskutimin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje, Reisul Ulema zhvilloi takime me personalitete të ndryshme nga politika, ekonomia, akademia dhe dialogu ndërfetar, duke shkëmbyer mendime mbi rolin e besimit dhe të institucioneve fetare në forcimin e etikës publike dhe stabilitetit shoqëror.

Në kuadër të programit zyrtar, ai ishte folës panelist në sesionin “Faith and Leadership in a United World”, ku trajtoi rolin e besimit dhe të lidershipit moral në një botë të ndërlidhur, me theks të veçantë në përgjegjësinë etike, dialogun dhe bashkëjetesën paqësore, duke u lutur njëkohësisht për paqe, mirëkuptim dhe dialog të sinqertë mes popujve, feve, shteteve dhe njerëzve në përgjithësi, si rrugë e vetme për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më humane.

Takimet e këtij viti në Davos kanë mbledhur rreth 3,000 pjesëmarrës nga 130 vende, përfshirë afërsisht 400 zyrtarë të lartë politikë, ndër ta rreth 65 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe 850 drejtorë ekzekutivë dhe presidentë të kompanive më të mëdha në botë. Kjo përbërje e gjerë dhe e nivelit më të lartë e bën Davosin një forum kyç për ndikim global dhe shkëmbim strategjik idesh.

Reisul Ulema ishte i shoqeruar nga Drejtori i sektorit për Diasporë, Mafiz Rustemi, dhe pjesëmarja e tyre në këtë forum përfaqëson angazhimin institucional për të sjellë perspektivën e besimit dhe të vlerave morale në qendër të diskutimeve globale, duke afirmuar rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në adresimin e sfidave bashkëkohore.

Related posts

Shoqata shqiptare e Windsorit organizon mbrëmje festive për ditën e Pavarsisë së Kosovës

Gjyla Halili

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO

Gjyla Halili

Gjithçka gati në Turqi – mungon Putin, Zelensky i gatshëm për takimin e paqes

Gjyla Halili