AKTUALE

VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në mbledhjen e Kryesisë mbajtur sot me datë 17 Janar 2025, votoi unanimisht dhe shpalli datën e zhvillimit të Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor më 25 Prill 2026. Kuvendi do të zhvillohet në New York, Royal Regency Hotel.

Komisioni Përgatitor i Kuvendit përbëhet nga: Kryetar – Mondi Rakaj, Anëtarë: Bashkim Musabelliu, Ilir Cubi, Mirela Kanini dhe Anton Raja. Komisioni Përgatitor i Kuvendit do të njoftojë degët, vatranët, kandidatët dhe publikun mbi afatet, procedurat dhe veprimtarinë e plotë përgatitore të Kuvendit të Federatës Vatra.

Banner

Related posts

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Gjyla Halili

Zenku: Ndryshime kushtetuese, e pastaj zgjedhje të parakohshme, sfidë e vërtetë e Grubit për VMRO-në!

admin

Bekteshi: Më 8 maj fiton Fronti Europian, mposhtet servilizmi i Taravarit dhe llojit të tij…

Gjyla Halili