AKTUALE

Ali Ahmeti nesër në Garanë do të  bëjë homazhe për Skënderbeun në 559-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, nesër do të bëjë homazhe nderi pranë bustit të Kryeheroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me rastin e 559-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Homazhet do të zhvillohen më 17 janar 2026 (e shtunë), në ora 10:30, pranë bustit të Skënderbeut në fshatin Garanë. Më pas, në ora 11:00, në kuadër të të njëjtit manifestim, do të bëhen homazhe edhe pranë Memorialit “Nëna Shqiptare” në Zajaz.

Në këtë ditë reflektimi kombëtar, z. Ali Ahmeti do të japë edhe një prononcim për mediat, duke përcjellë mesazhin e kujtesës historike, respektit dhe nderimit për figurat themelore të identitetit kombëtar shqiptar./Tv Gurra

Banner

Related posts

Asani: Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

Gjyla Halili

Bdi: Marrëveshja e Ohrit, garancia e barazisë dhe e një të ardhmeje stabile

Gjyla Halili

Një lajm tjetër i madh për qytetarët e Komunës së Plavës, Gjeloshaj siguron 27 milion euro buxhet për vitin 2025

Gjyla Halili