AKTUALE

Më 20 janar zgjidhet kryetari i ri i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit

Banner

Më 20 janar, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të zgjedhë një kryetar të ri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, për shkak të skadimit të mandatit të kryetarit aktual Gavril Bubevski, i cili përfundon më 18 janar. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin midis pesë kandidatëve, ndërsa në mesin e aplikantëve është edhe kreu aktual i prokurorisë, Gavril Bubevski.

Përveç Bubevskit, për kryetarin e ri të prokurorisë së Shkupit garojnë edhe prokuroret Tanja Trajçevska, e cila përfaqësoi prokurorinë në rastin e vrasjes së lojtarit kroat të hendbollit, si dhe Anel Fidovski, i cili ishte përfaqësues në rastin e vogëlushes Tamara nga Velesi. Në konkurs kanë aplikuar edhe prokurorët Dejan Petrevski, i cili ishte pjesë e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, si dhe Spasenka Andonova, e njohur për rastin e pasaportave të falsifikuara.

Banner

Related posts

Ilir Hasani në Washington D.C.: Takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell në kuadër të Forumit Transatlantik të NATO-s

Gjyla Halili

“Shkëndija në zemrat tona” – Bajram Rexhepi me rininë e Bdi-së niset drejt Shkupit për ekipin e zemrës

Gjyla Halili

Së shpejti në Maqedoni do të funksionojë sistemi “Carsharing”, paralajmëron Mexhiti

Gjyla Halili