AKTUALE

Ahmeti: Pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura! Për shfuqizimin e qeverisë teknike, konsultime me BE-në dhe SHBA-në

Banner

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve, në lidhje me idenë e kryeministrit Hristijan Mikcoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, tha se për këtë, duhet të konsultohen me BE-në dhe SHBA-në, përcjell TV21.

“Sa i takon qeverisë teknike, qëndrimi ynë është se duhet të konsultohemi edhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, BE-në dhe SHBA-në”, tha Ahmeti.

Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ahmeti tha se kanë paraqitur propozimet e tyre.

“Ne pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura, tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme”, tha për Kodin Zgjedhor.

Sa i përket çështjes së sigurimit të shumicës së dyfishtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ahmeti tha se ka kërkuar konsultime shtesë.

“Nuk janë bërë konsultat e nevojshme por është vepruar në mënyrë arbitrare dhe demokracia konsensuale ka rregullat e veta. Me çka mbet që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të zgjidhet kjo çështje”, theksoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Shqiptarët për Amerikën avokojnë për çështje kryesore gjatë ceremonive të betimit në Kongres

Gjyla Halili

REKTORI FETAJI PRET PROFESORIN HOLANDEZ JOOST VAN HOOF NË TAKIM ZYRTAR

Gjyla Halili

AGIM NUHIU: FAKTET SHKENCORE JANË KOKËFORTA!

Gjyla Halili